Te mesuarit e gjuhes angleze po ndryshon, po ti?

Zhvillime teknologjike po bejne nje ndryshim thelbesor te mesimit te gjuhes angleze. Femijet e sotem jane te eskpozuar nga nje mori informacionesh, audi-vizuale por jo vetem. Nga ana tjeter neve si prinder apo mesimdhenes duhet te jemi gjithmone te qendrojme vazhdimisht ne alert per tu perditesuar, reflektuar edhe sjelle nje version me te mirin tone.

Jo pa qellim perdora fjalen alert pasi po ndaj me ju nje histori shume te thjeshte edhe shkurter qe me mbeti ne mendje. Shume prane meje, nje kolege e gjuhes angleze, mburrej me prinderit / ose te afermit pasi nxenesi i saje kishte shkruar color ne vend te colour. Dhe ky “gabim” qe kishte bere e kishte detyruar kolegen te ngrinte zerin, ta denonte nxenesen e saje me noten 4 etj, etj. Fatkeqesisht, si color edhe colour jane te dyja te sakta, ku njera perdoret ne Amerikan English edhe tjetra ne British English ( ose e thene me shqip, njera perdoret nga amerikanet ndersa tjetra eshte e perdorshme nga gjithe pjesa tjeter anglishtfolese e botes). Me shume informacion mund te gjeni ketu per perdorimin e ketyre fjaleve.

Dukeqene se nxenesi ka qene i ekspozuar nga videot ose materialet e tjera anglisht, ka pervetesuar versionin amerikan te fjalen color por kjo nuk e ben ate gabim, aq me teper te ndeshkohet edhe te kryqezohet ne ate forme per shkrimin “gabim” te nje fjale. Femijet e sotem pervetesojne shume me shpejt gjuhen e folur, fale mundesive edhe qasjes qe kane nga teknologjia. Vajza ime 5 vjece, ka arritur nje nivel fillestar edhe me te shpesh-here bejme diskutime ose biseda vetem ne gjuhen angleze. Kete aftesi e kane edhe shume femije, bashkemoshatar te saje por ndonjehere nuk kane mundesine e bashkebisedimit ose nderveprimit por njohuria eshte aty e pervetesuar madje ndonjehere me shpejt se ajo ne gjuhen amtare. Per kete ju rikujtojme kursin e te folurit qe ju vjen ne ndihme te pervetesoni edhe praktikoni gjuhen angleze te foluren duke rritur vetebesimin ne veten tuaj, duke u shprehur qarte nga ana struktore apo gramatikore edhe arritur qellimin perfundimtar qe eshte komunikimi ne gjuhen angleze.

Pra, femijet e sotem por jo vetem edhe te rriturit gjithashtu jane duke ndryshuar menyren sesi po mesojne gjuhen angleze. Materialet qe kane, qasja qe kane jane shume me te shpejta edhe te larmishme nese do ti krahasojme jo me shume sesa nje 10-te vjecar me perpara. Prandaj edhe ne duhet te jemi te perditesuar ndaj ketij ndryshimi, duke ndjekur vazhdimisht trajnime, duke qene ne koherence me perditesimet me te fundit te mesimdhenies, duke qene aktiv edhe te hapur ndaj ndryshimit. Me e rendesishme nga te gjitha duhet te ndryshojme mendesine duke filluar nga vetja.