Skip to content

Kushtet e Privatesis

Faqa jone e internetit eshte: https://mylanguagecenter.al.

My Language Center – Qender Kursesh mbledh dhe përpunon të dhënat personale në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.mylanguagecenter.al mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

My Language Center – Qender Kursesh siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime informimi mbi kurset e gjuhes se huaj, apo cdo pyetje te drejtuar kundrejt nesh qe ka lidhje me fushen akademike.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën [email protected]

My Language Center – Qender Kursesh garanton qe nuk do te beje asnjehere shperndarjen e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar) .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të My Language Center – Qender Kursesh!