10 Pyetjet Më të Shpeshta për Studentët që Përgatiten për IELTS!
Përgatitja për IELTS mund të duket sfiduese, sidomos nëse është hera e parë që ndeshesh me këtë provim të rëndësishëm. Në këtë artikull do të përgjigjemi mbi 10 pyetjet më të shpeshta që marrim nga studentët tanë, për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë procesin dhe t’i afroheni me sukses testit.
1. Cili është ndryshimi midis IELTS Academic dhe IELTS General Training?
IELTS Academic është për ata që duan të studiojnë në universitete apo të aplikojnë për licenca profesionale.
IELTS General Training përdoret më shumë për emigrim dhe punësim në vende anglishtfolëse.
2. Sa kohë duhet për t’u përgatitur për IELTS?
Kjo varet nga niveli juaj aktual dhe rezultati që dëshironi si edhe intesiteti i zhvillimit te kursit.
-
Për nivel B1-B2, rekomandojmë 1-2 muaj përgatitje.
-
Nëse jeni fillestar, 3 muaj ose më shumë për përgatitje më të thelluar.
3. Cili është rezultati minimal i kërkuar nga universitetet?
Shumica e universiteteve kërkojnë një rezultat 6.0 – 7.0 në IELTS Academic. Kërkesat ndryshojnë, prandaj sigurohuni të kontrolloni kërkesat specifike të institucionit tuaj.
4. A mund të përgatitem vetë apo më duhet kurs?
Përgatitja vetë është e mundur, por një kurs profesional me një mësues të kualifikuar:
-
Ndihmon të shmangni gabimet e zakonshme.
-
Ju kursen kohë dhe përpjekje.
-
Ju jep feedback personal për përmirësim.
5. A pranohet IELTS në të gjitha vendet anglishtfolëse?
Po! IELTS pranohet në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi, Zelandë të Re dhe në mbi 11,000 institucione në të gjithë botën.
6. Sa kohë zgjat testi IELTS?
-
Listening: 30 minuta
-
Reading: 60 minuta
-
Writing: 60 minuta
-
Speaking: 11-14 minuta
Totali: rreth 2 orë e 45 minuta.
7. Si vlerësohet IELTS?
Secili seksion vlerësohet me nota nga 1 në 9. Nota përfundimtare është mesatarja e katër seksioneve, e rrumbullakosur në .0 ose .5.
8. A mund ta ripërsëris testin nëse nuk marr rezultatin e dëshiruar?
Po, mund ta ripërsërisni sa herë që dëshironi, nuk ka kufizim. Megjithatë, duhet pasur parasysh se ripërsëritja sjell kosto shtesë, pasi çdo test ka një çmim të konsiderueshëm që duhet paguar sërish (zakonisht mbi 200 euro). Prandaj, është më mirë të përgatiteni siç duhet përpara se ta jepni testin për herë të parë.
9. A pranohet IELTS për qëllime emigrimi?
Po, IELTS pranohet gjerësisht për qëllime emigrimi nga vende si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar. Testi IELTS General Training është zakonisht kërkesa standarde për emigracion, pasi mat aftësitë praktike të anglishtes në një mjedis të përditshëm. Rezultatet janë të vlefshme për procedurat e aplikimit për vizë.
10. Si mund të regjistrohem për testin IELTS?
-
Zgjidhni një qendër zyrtare testimi (British Council per ne shqiperi).
-
Plotësoni aplikimin online dhe paguani tarifën.
-
Zgjidhni datën që ju përshtatet.
Këshilla Bonus nga MyLanguageCenter.al
-
Filloni përgatitjen me kohë.
-
Fokusohuni në dobësitë tuaja.
-
Praktikoni me materiale reale të IELTS.
-
Bëni simulime testi me kohëmatës.
-
Merrni feedback nga mësues profesionist.
Dëshironi ndihmë me përgatitjen për IELTS?
Na kontaktoni për një konsultë falas dhe një plan për të arritur rezultatin që dëshironi!
info@mylanguagecenter.al
www.mylanguagecenter.al
Bëhu pjesë e kursit tonë IELTS tani!