IELTS On Computer apo IELTS Paper Based – Ke duhet te zgjedh?

Zbuloni ndryshimet dhe ngjashmerit e provimit IELTS ne Komjuter dhe IELTS ne Leter. Zbuloni formatet e testimit, seksionet dhe rezultatet e provimit. Merrni nje informacion perpara sesa te beni nje zgjedhje per tu testuar.

Te dy formatet testojne nivelin tuaj gjuhesor por lexoni informacionin e meposhtem qe te kuptoni me mire secilin nga formatet.

  1. Formati i testimit. Nuk ka ndonje ndryshim si IELTS On Computer ashtu edhe IELTS Paper Based. Te dy konsistojne ne kater aftesite te degjuarit, leximi, shkrimi dhe te foluren. Keto aftesi ndjekin te njenjten strukture edhe permbajtje ne te dyja formatet duke siguruar nje standartizimin dhe cilesine.
  2. Degjimi dhe Leximi. Ne formatin me kompjuter, te lexuarit edhe te degjuarit jane teresisht digjitale. Ju do te degjoni audio-t e rregjistruara dhe te lexoni ne ekranin tuaj pjeset e leximit te ndjekura me pyetjet perkatese. Ndersa ne IELTS ne leter ju degjoni pjeset e degjimit por do te keni liberthat e vegjel per pyetjet dhe per pjesen e leximit.
  3. Shkrimi. Permbajtja e testimit eshte e njenjte por ka nje ndryshim te vogel ndermjet dy formateve. Ne formatin e IELTS me kompjuter, ju i zhvilloni pjesen e shkrimit direkt ne kompjuter duke ju ofruar mundesine basike te editimit sikurse jane copy paste te nje pjese ose nje fjalie etj. Ndersa ne formatin me leter ju duhet ti shkruani pergjigjet tuaja duke perdorur nje laps ose stilolaps.
  4. Te folurit. Ne te dyja formatet aftesia e te folurit ne provimin e gjuhes angleze IELTS qendron i njenjte. Ajo konsiston ne nje bashkebisedim me nje examiner  dhe fokusohet ne vleresimin e aftesive tuaja komunikuese verbale. Ne te dyja formatet nuk perfshihet korigjimi apo vleresimi automatizuar dhe nuk ka asnje ndryshim.
  5. Datat e mundshme te testimit.  Kjo varet nga nje vend ne tjetrin por IELTS on Computer eshte me fleksibel edhe ju ofron nje shumellojshmeri me te madhe per te zgjedhur datat qe jane me te pershtatshme per ju
  6. Rezultatet. Korigjimi i rezultateve kalon nepermjet te njenjtave praktikave edhe standarte per te dyja formatet e testimit IELTS por IELTS on Computer ju jep mundesine qe te merrni rezultate ne nje kohe shume me te shpejte kjo pasi procesi i automatizuar i Degjimit edhe Leximit pershpejtojne procesin.

Si perfundim nese ju jeni konfident me aftesine per te shkruar mire ne kompjuter apo nese ju deshironi te keni nje pergjigje te rezultatit me te shpejte atehere mund te zgjidhni IELTS ne kompjuter. Por ju duhet te zgjidhni ate format qe ju jeni me konfident pasi kjo gje do t’ju rrise  performancen tuaj edhe vetebesimin dhe si rrjedhoje do te keni edhe rezultatet me te mira. Ju mund te zgjidhni edhe Kursin Tone te IELTS , qe do t’ju ndihmoje me teknikat edhe strategjite e duhura per te arritur dhe rezultate qe ju deshironi.