Si te pergatiteni per TOEFL?

Testi i TOEFL zakonisht zhvillohet ne kompjuter dhe perfshin te kater fushat kryesore: te folurit, te degjuarit, te shkruarit dhe te lexuarit. Me poshte po ju sjellim disa keshilla, qe jane te vlefshme edhe per mesuesit qe deshirojne te pergatisin studente, por edhe per individe qe jane duke u pergatitur per te dhene provimin e TOEFL.

  • Pergatituni!

Nje test shembull eshte gjithmone nje ide shume e mire. Kini parasysh qe te jeni serioz ne zhvillimin e testit prakti dhe konsiderojeni veten sikurse te jeni ulur ne nje testim real. Gjithashtu duhet te keni parasysh qe TOEFL nuk eshte dicka e thjeshte, prandaj kushtojini vemendjen e duhur dhe punen e duhur nese ju deshironi te arrini rezultatet e duhura ( apo qe ju kerkohen ). Nese ju nuk jeni ne nivelin e duhur atehere eshte me mire te konsideroni te zhvilloni nje kurs niveli sesa te vazhdoni me tej me pergatitjen per TOEFL.

  • Rregjistroni pjesen e te folures!

Ju mund te rregjistroni veten nderkohe qe jeni duke zhvilluar nje nga pjeset e komponentit te te folurit. Kjo do t’ju ndihmoje per dy arsyet e meposhtme:

01. Ju do te ambjentoheni me pjesen e te folurit edhe mikrofonit ( gje qe do ta keni edhe ne testim)

02. Ju ose mentori juaj (mesuesi) mund te keni mundesine ta ridegjoni veten tuaj edhe te beni permiresime apo t’ju veje ne pah pjeset qe ju duhet te permiresoni

  • Mbani shenime!

Studentet e suksesshem te TOEFL kane aftesine te mbajne shenime ne menyre te shkelqyer. Pyetjet tek pjesa e degjimit nuk ju lejojne juve si studente qe ti pergjigjeni atyre por ju inkurajojne qe te mbani shenime, me pyetjet qe ju paraqiten ne ekran pas nje pasazhi. Ju duhet te praktikoni teknika sesi te mbani shenime ne menyre te suksesshme dhe ta organizoni informacionin ne nje menyre qe mund te kuptoni edhe ti referoheni pak me vone. Ju nuk duhet te shkruani cdo gje qe degjoni por vetem pjeset e duhura.

  • Struktura!

Struktura eshte “mbreti”. Si cdo provim tjeter, ju si studente duhet te jeni shume familjar me strukturen e testit dhe te formatit te pergjigjeve qe do te jepni. Per shembull, tek pjesa e te shkruarit ju duhet te vendosni te gjitha pjeset qe nje korigjues do te shikoje edhe do te vleresoje shkrimin tuaj si: temen kryesore, strukturen e shkrimit etj. Nese ju duhen disa keshilla te shpejta sesi te shkruani nje ese mund ti gjeni edhe ketu.

  • Koha!

Fokusohuni tek koha! Nuk ka rendesi nese jeni tek pjesa e te degjuarit, te lexuarit, te folurit apo te shkruarit- te gjithe keta komponente jane te lidhur fort me kohen. Pasi ju jeni njohur me strukturen e testimit, ju duhet te pergatiteni qe te arrini te permbushni me sukses kerkesat brenda kohes se kerkuar.

Dhe si gjithmone praktikohu, praktikohuni dhe praktikohuni! Kjo eshte keshilla me e vyer qe gjithsecili mund te jape. Ose mund edhe te zgjidhni nje mentor / mesues qe t’ju udheheqe pergjate pergatitjes suaj