Të mësuarit e gjuhës angleze po ndryshon – po ti?
Të mësuarit e gjuhës angleze po ndryshon me shpejtësi. Sot, teknologjia ka sjellë zhvillime që ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si fëmijët dhe të rriturit mësojnë. Fëmijët kanë qasje në video, lojëra dhe materiale të shumta që e bëjnë mësimin më natyral dhe më tërheqës.
Një histori e vogël që tregon shumë
Një kolege ime e gjuhës angleze tregonte me krenari se një nxënëse e saj kishte bërë “gabim” duke shkruar color në vend të colour. Ajo e vlerësoi me notë të ulët, duke menduar se nxënësja kishte shkruar gabim.
Megjithatë, në realitet të dyja janë të sakta. Fjala color përdoret në American English, ndërsa colour në British English. Si rezultat, nxënësja nuk kishte gabuar fare. Thjesht kishte mësuar versionin amerikan përmes videove apo materialeve që kishte ndjekur online.
Fëmijët mësojnë ndryshe sot
Fëmijët e sotëm mësojnë më shpejt se kurrë më parë. Falë teknologjisë, ata përvetësojnë gjuhën e folur në mënyrë natyrale dhe të pavarur. Për shembull, vajza ime pesëvjeçare zhvillon biseda të thjeshta në anglisht pa vështirësi.
Përveç kësaj, shumë bashkëmoshatarë të saj kanë të njëjtën aftësi. Ndonjëherë, atyre u mungon vetëm mundësia për të praktikuar. Prandaj, ne në My Language Center ofrojmë kurse të të folurit në anglisht që ndihmojnë studentët të fitojnë vetëbesim dhe të shprehen qartë, si në aspektin gramatikor ashtu edhe në atë të komunikimit.
Si të përshtatemi me ndryshimin?
Sot, mësimdhënia e gjuhës angleze nuk është më ajo e dhjetë viteve më parë. Materialet janë më interaktive, mësimi më i shpejtë dhe mënyrat më të larmishme.
Për këtë arsye, është thelbësore që mësuesit dhe prindërit të:
- marrin pjesë në trajnime të vazhdueshme,
- ndjekin praktikat më të fundit të mësimdhënies,
- dhe, më e rëndësishmja, të ndryshojnë mendësinë.
Nëse përshtatemi me ritmin e zhvillimit, do të mund të ndihmojmë brezin e ri të mësojë anglishten me më shumë entuziazëm dhe sukses.
Së fundmi…
Të mësuarit e gjuhës angleze po ndryshon çdo ditë. Pyetja që duhet të bëjmë është: a po ndryshon edhe mënyra jote e të mësuarit?
Nëse dëshiron të zhvillosh aftësitë e tua të të folurit, të dëgjimit ose të shkrimit, My Language Center është këtu për të ndihmuar. Regjistrohu tani dhe përjeto një mënyrë të re, moderne dhe efektive për të mësuar anglishten.
British English vs American English – Ndryshimet kryesore - My Language Center
October 21, 2025 @ 12:34 PM
Të mësuarit e gjuhës angleze po ndryshon, po ti?