Si te pergatiteni per TOEFL?
Testi i TOEFL zakonisht zhvillohet në kompjuter dhe përfshin të katër fushat kryesore: të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit. Më poshtë, po ju sjellim disa këshilla të vlefshme. Këto këshilla janë të dobishme si për mësuesit që dëshirojnë të përgatisin studentë, ashtu edhe për individët që po përgatiten për të dhënë provimin e TOEFL.
1. Praktikohuni me një Test Shembull
Një test shembull është gjithmonë një ide shumë e mirë. Kini parasysh që të jeni serioz në zhvillimin e këtij testi praktik. Konsiderojeni veten sikur të jeni ulur në një testim real.
Gjithashtu, duhet të keni parasysh që TOEFL nuk është diçka e thjeshtë. Prandaj, kushtojini vëmendjen dhe punën e duhur nëse dëshironi të arrini rezultatet që ju kërkohen. Nëse nuk jeni në nivelin e duhur, atëherë është më mirë të konsideroni zhvillimin e një kursi niveli, sesa të vazhdoni menjëherë me përgatitjen për TOEFL.
2. Përdorni Regjistrimin Gjatë Pjesës së të Folurit (Speaking)
Ju mund ta regjistroni veten ndërkohë që jeni duke zhvilluar një nga pjesët e komponentit të të folurit.
Kjo do t’ju ndihmojë për dy arsye kryesore:
Ambientoheni me Mjetet
Së pari, ju do të ambientoheni me pjesën e të folurit dhe me mikrofonin, gjë të cilën do ta keni edhe në testim.
Krijoni Mundësi Për Përmirësim
Së dyti, ju ose mentori/mësuesi juaj mund ta ridegjoni veten. Kjo ju jep mundësinë të bëni përmirësime, ose t’ju vihen në pah pjesët specifike që duhet të përmirësoni.
3. Aftësohuni në Mbajtjen e Shënimeve (Note-Taking)
Studentët e suksesshëm të TOEFL kanë aftësinë të mbajnë shënime në mënyrë të shkëlqyer. Pyetjet tek pjesa e dëgjimit (Listening) ju inkurajojnë të mbani shënime, pasi ato paraqiten në ekran pas dëgjimit të një pasazhi.
Ju duhet të praktikoni teknikat se si të mbani shënime në mënyrë të suksesshme. Përveç kësaj, organizojeni informacionin në një mënyrë që mund ta kuptoni dhe t’i referoheni shpejt më vonë. Mos shkruani çdo gjë që dëgjoni, por vetëm pjesët kryesore dhe të duhura.
4. Mësoni Strukturën e Testit (Formatin)
Struktura është thelbësore. Si çdo provim tjetër, ju si studentë duhet të jeni shumë familjar me strukturën e testit dhe formatin e përgjigjeve që do të jepni.
Për shembull, tek pjesa e të shkruarit (Writing) ju duhet të vendosni të gjitha elementet që një korrigjues do të vlerësojë. Këtu përfshihen: tema kryesore, struktura e shkrimit, etj. Nësë ju duhen disa këshilla të shpejta sesi të shkruani një ese, mund t’i gjeni edhe ketu.
5. Menaxhimi i Kohës: Çelësi i Suksesit
Fokusohuni tek koha! Nuk ka rëndësi nëse jeni tek pjesa e të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit apo të shkruarit. Të gjithë këta komponentë janë të lidhur ngushtë me kohën. Pasi të jeni njohur me strukturën e testimit, fillimisht duhet të përgatiteni për të permbushur me sukses kërkesat dhe pastaj të provoni ta bëni këtë brenda kohës së kërkuar.
Këshilla Përfundimtare: Praktikë, Praktikë, Praktikë!
Kjo është këshilla më e vyer që mund të japë gjithsecili. Së fundi, mos e humbni kohën duke praktikuar vetëm. Zgjidhni një mentor/mësues që t’ju udhëheqë përgjatë gjithë përgatitjes suaj.
Për rezultate të garantuara dhe për t’u përmirësuar shpejt në të katër komponentët, regjistrohuni sot në kursin përgatitor të TOEFL pranë My Language Center.al!