Si mundet prinderit te suportojne me mire mesuesit?

 

Kur prinderit bashkepunojne me mesuesit atehere magjia ndodh ne klase por edhe ne shtepi. Periudha pandemike per mesimin, si shume fusha te tjera, bere me te veshtire rritjen e cilesise se mesimdhenies, vendosjen e mesuesit edhe nxenesit nen presion nga drejtuesit por edhe nga prinderit etj. Eshte i ditur fakti se nje bashkepunimin i mire ndermjet mesuesit-prindit-nxenesit sjell

rezultatin perfundimar te deshiruar. Por si mund te rritet ky bashkepunim dhe si mund te rritet rezultatet perfundimtare ne menyre efikase? Me poshte po sjellim tre pika, keshilla, per prinderit qe mund te ndihmojne ne perfshirjen e mesimit te femijes se tyre, mund te ndihmojne ne suksesin perfundimtar te femijes.

Prinder, perfshihuni ne mesimin e femijes suaj!

Ndihmojini ata qe te praktikojne ne shtepi ate qe kane mesuar ne shkolle, vecanarisht me leximin. Mos i thoni qe detyra eshte me deshire por mesojini sesi te menaxhojne kohen e tyre duke percaktuar oraret dhe sigurohuni qe te flene gjume mjaftueshem. Gjithashtu, perfshihuni ne aktivitetet qe ben shkolla dhe ne menyre rastesore kontrolloni nese detyrat e femijes suaj jane zhvilluar. Mesojini femijen tuaj te duan mesimet dhe mos bini ne gracken qe te perfundoni ju duke bere ju detyrat ne menyre qe te kenaqni egon tuaj apo te femijes suaj edhe krijoni ndjenja edhe illuzione jo reale.

Ndertoni zakone te shendetshme!

Me zhvillimet teknologjike duhet ti kushtoni nje vemendje se cfare shikojne femijet gjate kohes qe jane me telefonin apo tabletin. Gjithashtu, percaktoni oraret qe jane te lejuar te shikoje tablet ose telefonin.

Mos diskutoni perpara shkolles me femijen tuaj dhe mesojini sesi te sillen ne menyre te sjellshme duke perdorur fjalet : “faleminderit”, “me fal”etj. Nje mengjes i nisur me nerva mund te ndikoje edhe gjate dites qe femija eshte ne shkolle dhe asnjehere mos i flisni pa respekt per mesuesi/mesuesen e femijes suaj . Kerkoi atij/asaj qe ta respektoje jo vetem mesuesin/mesuesen por edhe me te rriturin qe i ndihmojne ata te rriten edhe te mesojne.

Besojini mesuesit/mesueses

Me zbehjen e rolit te mesuesi/mesueses, gjithashtu eshte zbehur edhe besimi se mesuesit po bejne me te miren e tyre. Gjithashtu, eshte nje trend levizje edhe mbipopullimi ndaj disa shkollave dhe braktisja ne disa te tjera. Kerkoni nga mesuesi i femijes suaj por edhe besojani femijen tuaj mesuesit/mesueses. Ata jane te trajnuar dhe mesimi  merr kohen e tij ne menyre qe te permbushin objektivat e tyre simestral apo vjetor. Krijoni besimin ashtu sikurse besoni edhe per profesione te tjera te ngjashme. Jini kerkues por balanconi edhe me hapsire e mesuesit/mesueses bashke me besimin se me e mira do te arrihet, dhe ne fund jeni perseri kerkeues.