Mesimi i idiomave ne gjuhen angleze

Idiomat janë shprehje të veçanta që nuk mund të kuptohen fjalë për fjalë, por kanë një kuptim të figurshëm. Për shembull, shprehja “to kick the bucket” nënkupton “të vdesësh” dhe jo “të godasësh kovën”. Example of use: “Every one of us will kick the bucket someday.” Idiomat janë të pranishme në të gjitha aspektet e gjuhës së përditshme dhe nëse dëshironi të flisni anglishten si një vendas, duhet t’i njihni dhe të dini t’i përdorni ato .

Me poshte po permendim disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në këtë proces:

  • Lexoni Rregullisht në Anglisht: Lexoni libra, gazeta, revista dhe artikuj online. Shikoni për idiomat dhe mbani shënime ato që nuk i kuptoni. Konteksti i përdorimit të tyre në tekst do t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë.
  • Shikoni Filma në Anglisht: Filmat dhe serialet apo rrjetet sociale ( video apo reels ne gjuhen angleze) janë burime të shkëlqyera për të dëgjuar idiomat në përdorim të përditshëm. Aktivizoni titrat për të ndjekur më lehtë dhe për të mësuar se si përdoren idiomat në biseda reale.
  • Përdorni Faqe Edukative: Faqet edukative ose kanalet e YouTube janë të mbushura me materiale për të mësuar idiomat. Disa prej tyre ofrojnë spjegime vizuale, kuize dhe ushtrime për të përforcuar njohuritë tuaja. My Language Center ne kanalin e YouTube mund te gjeni video te ndryshme spjeguese ( dhe te ilustruara ) per mesimin edhe pervetesimin e idomave ne gjuhen angleze, por mund te zgjini kanale te tjera ose uebfaqe qe ofrojne mesimin e idomave gjithashtu.
  • Mbani Shenime të Idiomave: Kur të hasni një idiomë të re, shkruajeni në një fletore / bllok bashkë me kuptimin dhe një shembull përdorimi. Kthehuni shpesh te bllokut tuaj për t’i përsëritur dhe për t’i përforcuar .  Krijoni fjali ose histori të shkurtëra që përfshijnë idiomat për t’i bërë ato më të lehta për t’u mbajtur mend.
  • Praktikojini edhe perdorni ato: Përdorni idiomat në shkrime dhe biseda të përditshme. Sa më shumë të praktikoni, aq më të natyrshme do të bëhen për ju. Mos kini frikë të bëni gabime; ato janë pjesë e procesit të të mësuarit.
  • Kërkoni Ndihmë nga Një Mesues: Nëse hasni vështirësi, konsideroni të merrni ndihmë nga një profesionist i fushes se mesimdhenies. Një mësues me përvojë mund t’ju japë shpjegime të hollësishme dhe t’ju ndihmojë të praktikoni në mënyrë efektive.

Me poshte po ju japim tre nga arsyet pse duhet te zgjidhni My Language Center per te mesuar idomat ne gjuhen angleze:

  1. Kurs i Personalizuar dhe Interaktiv: Kurset tona ne mylanguagecenter.al janë krijuar për të qenë sa më të përshtatshme për secilin qe zgjedh te studioje me ne. Çdo kurs është interaktiv dhe përdor teknika të ndryshme mësimore që ju ndihmojnë të kuptoni dhe të përdorni idiomat ( dhe jo vetem por gjuhen angleze ne teresi ) në mënyrë të saktë dhe efektive.
  2. Staf me pervoje: Stafi jone janë profesionistë të gjuhës angleze me përvojë të madhe mësimore. Ata janë gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe t’ju japin këshilla të vlefshme. Mbështetja jonë është gjithmone e disponueshme dhe reale për çdo pyetje apo shqetësim që mund të keni.
  3. Mësime me Audio dhe Video: Ne ofrojmë materiale mësimore me audio dhe video që ju ndihmojnë të përmirësoni të kuptuarit dhe të folurit. Dëgjoni idiomat në përdorim real dhe mësoni si t’i përdorni në situata të ndryshme. Perdorimi i materialeve autentike, situateve reale ne bashkebisedim gjate oreve mesimore eshte gjithashtu nje praktike qe ndiqet rregullisht nga stafi jone.

Mos harroni!

Ne ofrojmë oren e pare falas, kështu që ju mund të provoni kurset tona para se të merrni një vendim. Dhe per cdo pyetje mund te plotesoni formen e kontaktit ne uebfaqen tone, na shkruani nje email (info@mylanguagecenter.al) apo kontaktoni direkt ne rrjetet sociale ose numrin tone te telefonit per te marre nje informacion me te detajuar.

Permiresimi i nivelit tuaj gjuhesor si edhe mesimi i idiomave ne anglisht do t’ju beje te fitoni aftesite gjuhesore sikurse nje vendas ( native speaker ). Regjistrohuni tani dhe filloni udhëtimin tuaj drejt perfeksionit në gjuhën angleze!