Këshillat më të mira për të shkëlqyer në komponentin e të shkruarit të IELTS!

Pjesa e të shkruarit të provimit IELTS është një nga pjesët më sfiduese për shumë studentë që synojnë të arrijnë rezultate të larta në këtë provim ndërkombëtar. Shumë herë, të shkëlqesh në këtë pjesë kërkon më shumë se thjesht aftësi të mira në anglisht – kërkon strategji dhe praktikë të mirëplanifikuar paraprakisht. Në këtë artikull, do të ndajmë disa nga këshillat që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni shkrimin tuaj dhe të arrini rezultatin që dëshironi.

Kuptimi i Formatit të Provimit të të Shkruarit në IELTS

Provimi i komponentit të shkrimit në IELTS ( ose Writing Section) është i ndarë në dy pjesë: Task 1 dhe Task 2. Në versionin akademik, Task 1 përfshin përshkrimin e një grafiku, tabele apo diagrami, ndërsa në versionin e përgjithshëm ( General Writing IELTS)  përfshin shkrimin e një letre. Task 2, i përbashkët për të dy versionet, kërkon shkrimin e një eseje mbi një temë të caktuar. Për këtë, dhe për t’ju ardhur në ndihmë ne kemi shkruar edhe një artikull që do t’ju ndihmojnë mbi shkrimin e një eseje ose mund të ndiqni kursin e të shkruarit që do t’ju paisë me të gjitha teknikat e duhura për të arritur rezultatet e dëshiruara

Strategjitë për Task 1

  1. Analizoni me kujdes diagramin/grafikun: Para se të filloni të shkruani, sigurohuni që keni kuptuar plotësisht informacionin që paraqitet. Merrni pak kohë për të identifikuar trendet kryesore dhe pikat më të rëndësishme. Këtu do t’ju sygjeronim gjithashtu që paraprakisht të bënit edhe nje plan mbi shkrimin që do të bëni ( draft your ideas).
  2. Përdorni fjalët e duhura: Fjala përshkruese është kyç. Përdorni fjalë si “increase”, “dicrease” për të përshkruar ndryshimet në grafik. Fjalëy kyç janë të rëndësishme/thelbesore në atë që ju do të shtjelloni më pas.
  3. Struktura e qartë: Filloni me një hyrje të shkurtër që përshkruan grafikën, pastaj kaloni në përshkrimin e përgjithshëm dhe në fund përmendni detaje të veçanta.

Strategjitë për Task 2

  1. Planifikoni para se të shkruani: Kaloni 5-10 minuta duke menduar për argumentet dhe kundërargumentet. Bëni një plan të shkurtër që do t’ju ndihmojë të strukturoheni më mirë.
  2. Struktura e esesë: Një ese tipike duhet të ketë katër paragrafë: hyrje, dy paragrafë kryesorë që mbështesin argumentet dhe një përfundim.
  3. Qartësia dhe koherenca: Sigurohuni që çdo paragraf të ketë një ide qendrore dhe që idetë të jenë të lidhura logjikisht me njëra-tjetrën.
  4. Përdorni shembuj dhe detaje: Për të forcuar argumentet tuaja, përdorni shembuj konkretë dhe detaje mbështetëse.

Praktika dhe Feedback-u

  1. Praktika e rregullt: Shkruani ese dhe përshkrime grafike rregullisht. Sa më shumë të praktikoni, aq më të rehatshëm do të ndiheni me formatin e provimit. Practice is the king.
  2. Feedback-u nga ekspertët: Merrni feedback nga mësues ose individë të kualifikuar që mund t’ju japin këshilla specifike për përmirësimin e shkrimit tuaj.

Përfundim

Arritja e një rezultati të lartë në provimin e të shkruarit në IELTS kërkon përkushtim, praktikë dhe përdorimin e strategjive të duhura. Duke ndjekur këshillat që kemi ndarë në këtë artikull, ju do të jeni një hap më afër arritjes së qëllimit tuaj. Nëse dëshironi ndihmë të mëtejshme dhe mbështetje profesionale, regjistrohuni në kursin tonë të shkrimit për IELTS dhe nisni rrugëtimin tuaj drejt suksesit.