5-së këshilla për të mësuar gjuhën angleze

Vendosni një objektiv të qartë

Të jësh i frymëzuar për të filluar dicka të re është e mrekullueshme, megjithatë për ta bërë dhe arritur atë, ju duhet duhet të vendosni afate kohore të qarta për ti arritur ato.

Objektivi juaj duhet të jetë të qartë. Pasi të vendosni objektivat ju duhet të mësoni rreth qëllimit dhe të mendoni për hapat që ju duhet të arrini për të arritur atje. Përcaktoni afatet kohore që ju ne mënyre reale mund ti arrini dhe pastaj mbani shënime ditore ose javore për të kontrolluar rregullisht progresin tuaj. 

Nëse arrini të përmbushni objektivat tuaja përpara afatev kohore është një gjë shume i mire, por nëse ju mendoni se ju mund të dështoni të arrini afatet kohore atëherë përpiquni të rrisni kohën tuaj të studimit. Mbani mend që afatet kohore duhet te jenë realistike dhe jo ato që dëshironi apo ëndërroni ndryshe rrezikoni të hubisni intersin tuaj në të mësuarit e një gjuhe të huaj. 

Bëjeni gjuhën angleze pjesë të jetës suaj

Për të avancuar në gjuhën angleze juve nuk do t’ju duhet të kaloni gjithë kohën me libra të gramatikës dhe ushtrime. Ju duhet ta bëni gjuhën angleze pjesë të rutinës suaj të përditshme, të shikuarit e shfaqeve televizive dhe filmave ne gjuhen angleze, të lexuarit në rrjete sociale apo komunikimi në gjuhën angleze me të tjerët duhet të jëne aktivitetet tuaja të përditshme. 

Përpiquni të kaloni të paktën një orë në ditë në këto aktivitete dhe ju papritur do të kuptoni sesa e lehtë është të përdorni gjuhën e huaj. 

Mësimet individuale dhe kurset individuale jane gjithmonë një avantazh dhe do t’ju mundësojnë të keni dikë që mund të komunikoni rregullisht vetëm në gjuhën angleze.

Mos u shqetësoni të kuptoni cdo fjalë

Kur ju lexoni në gjuhën angleze ose shikoni një film, do të hasni fjalë që ju nuk i dini. Megjithatë, ju nuk duhet të shqetëheni edhe të kontrolloni fjalorin për cdo fjalë që nuk dini për aq kohë sa arrini të nxirrni kuptimin nga konteksti apo nga fjalia. 

Nëese ju e shikoni një fjali shumë shpesh, kontrolloje më vonë edhe sigurohuni që e keni kuptuar saktë kuptimin e sajë. Pa fjalorin, do të ndiheni më pak të stresuar për të kuptuar fjalë të vencanta dhe do të fokusoheni më shumë në të kuptuarit e gjuhes në përgjithësi. Shijojeni procesin!

Mos prisni për nivelin tjetër

Éshtë një gabim i zakonshëm që studentët nuk bëjnë aktvitete/ ushtrime përpara sesa të arrijnë një nivel të caktuar. Për shembull shumë studentë mendojnë që ata nuk mund të  lexojnë libra, të shikojë shfaqe televizivë apo të përpiqën të flasin në gjuhën angleze përpara sesa atë të arrijnë nivelin mbi mesatar. Kjo është gabim.

Edhe kur ju jeni në nivelin elementar, ju mund të filloni të flisni. Sigurisht, ju nuk mund të diskutoni rreth politikës por mund të flisni rreth familjes, shokëve apo hobet tuaja. Ju duhet ta bëni këtë në mënyrë që të zhvilloni aftësitë tuaja të dëgjimit dhe të folurit, të punoni më shqiptimin, theksin dhe konfidencën. Sa më vonë të filloni, më shumë sfida do të hasni. 

E njënjta gjë është e vertetë për leximin. Leximi do t’ju ndihmojë të rrisni fjalorin tuaj në mënyrë të ndjeshmë dhe do t’ju ndihmojë të mbani mend shprehjet e përgjithshme. Zgjidhni nivelin e librit tuaj që është i përshtatshëm me nivelin tuaj gjuhësor. 

Mos u merzisni nëse nuk shikoni progres të menjëhershëm

Nuk ka një formulë magjikë  që ju con nga niveli 0 tek i avancuari në pak javë. Mbani mend, kini parasysh qëllimin tuaj kur të masni suksesin. Ndiqni progresin tuaj me aftësitë tuaja për të kuptuar shfaqe, libra, dhe për të parë sesa pikë do arrini ne testet nderkombëtare të gjuhës, ose pysni mesuesin tuaj për një shpjegim.

Sikurse juve ju duhet të zhyteni në pishinë për të mësuar notin ashtu ju duhet të zhyteni në mjedisin gjuhësor për të parë nëse ju jeni duke bërë progres me studimin e gjuhës angleze. 

Përfundimi

Të mësuarit e një gjuhe mund të duket një proces i pafund nëse ju nuk do të vendosni qëllime për veten tuaj dhe të filloni të masni progesin tuaj rregullisht. Vendosni objektiva reale dhe afate kohore  për të arritur në hapin tjeter dhe kontrolloni kohën nesë jeni duke ecur me ritmin e duhur.  Gjithashtu, besojani kete proces nje profesionist qe do t’ju ndihmoje te arrini rezultatet shume me shpejt edhe t’ju udheheqe ne drejtimin e duhur duke ju keshilluar, praktikuar edhe udhezuar ku duhet te perqendroheni. 

Bëjeni gjuhën angleze pjesë të rutinës suaj të përditshme dhe fokusohuni në praktikim e sajë. Shikoni televizor, lexoni libra dhe rrjete sociale dhe flisni ne gjuhën angleze. Mos prisni gjatë për të filluar

Ju mund te vizitoni edhe faqen tone te kurseve, ku nje nga profesoret tane me eksperience edhe ekspert ne fushen e mesimdhenies do t’ju ndjeke edhe udhezoje qe te arrini rezultatet e deshiruara ne gjuhen angleze. Mos prisni me por rregjistrohuni sot ne kursin tuaj, dhe mesoni ne oraret qe jane me te pershtatshme per ju, ne menyre individuale qe te arrini rezultatet e duhura sa me shpejt.