Strategjitë më të mira për të kaluar pjesën e Writing në IELTS

Zbulo strategjitë më të mira për të kaluar me sukses pjesën e Writing në IELTS. Shembuj praktikë, këshilla konkrete dhe udhëzime për të arritur rezultate të larta.


Pjesa e Writing në IELTS: Çfarë duhet të dish?

Testi i Writing në IELTS përbëhet nga dy detyra (tasks) dhe zgjat 60 minuta:

  • Task 1: Për kandidatët Academic, jepet një grafik, diagram apo tabelë që duhet përshkruar.
    Për General Training, jepet një situatë ku duhet të shkruhet një letër formale/informale.

  • Task 2: Një ese mbi një temë të caktuar (e njëjtë për të dy formatet).


Strategjitë më të mira për të kaluar Writing me sukses.

1. Lexo me kujdes udhëzimet

Mos nënvlerëso pyetjen. Çdo fjalë në udhëzim është e rëndësishme. Në Task 2, identifiko qartë llojin e esesë: opinion, problem-solution, advantages-disadvantages, etj.

2. Përdor strukturë të qartë

Struktura e përgjithshme që sugjerohet:

Task 1:

  • Hyrje (parafrazim i temës)

  • Përshkrimi i përgjithshëm

  • Detaje specifike dhe krahasime

Task 2:

  • Hyrje (paraqitje e opinionit apo temës)

  • 2–3 paragrafë argumentimi

  • Përfundim me përmbledhje të mendimit

3. Mëso fjalorin akademik të duhur

Mëso fjali kyçe për të përshkruar trende në grafikë (p.sh. a significant increase, remained stable) dhe lidhësa logjikë për esenë (p.sh. on the other hand, in contrast, consequently).

4. Menaxho kohën si profesionist

⏱️ Përdor 20 minuta për Task 1 dhe 40 minuta për Task 2. Task 2 vlen më shumë për pikët, prandaj duhet më shumë fokus.

5. Shmang gabimet gramatikore të zakonshme

Gabime të tilla si mungesa e nyjes (“the”), përdorimi i pasaktë i kohëve, ose mungesa e “subject-verb agreement” ulin band score.

6. Mos u dil jashtë teme

Në Task 2, nëse shkon jashtë temës ose nuk i përgjigjesh pyetjes siç duhet, penalizohesh rëndë në kriterin e “Task Response”.

7. Bëj praktikë me “band descriptors” para syve

Kriteret e vlerësimit janë:

  • Task Achievement

  • Coherence and Cohesion

  • Lexical Resource

  • Grammatical Range and Accuracy
    Studimi i këtyre të ndihmon të kuptosh çfarë kërkojnë korigjuesit ( examiners) dhe të shkruash për të maksimizuar pikët.


8. Përgatitu me ndihmën e mësuesve të MyLanguageCenter.al

Te MyLanguageCenter.al, ne ofrojmë:

  • Ushtrime të personalizuara për Writing,

  • Korrektim të eseve me feedback të detajuar,

  • Simulime të testimit në kushte reale,

  • Mësues të certifikuar me përvojë të gjatë në përgatitjen për IELTS.

Kur ndjek një kurs me ne, nuk mëson vetëm anglisht – mëson si ta kalosh provimin me sukses!