Permiresi i gjuhes se folur angleze!

Mesimi i nje gjuhe te huaj, kryesisht ka si qellim kryesor komunikimin dhe me specifikisht te aftesise se te folurit. Edhe pse mesimi i gjuhes angleze nuk mund te zhvillohet si nje aftesi e ndare, psh te mesojme vetem shkrimin apo te mesojme vetem te folurin, jane disa raste te vecanta kur theksimi i vendoset ketyre aftesive per ti permesuar ato ose ne rastet kur jane te kerkuara per qellime te caktuara. Kryesisht keto permiresime te gjuhes angleze rekomandohen ne momentin qe ju keni marre nivelin baze, arrini te kuptoni konceptet baze dhe doni te zhvilloni ose permiresoni aftesine e te folurit ne gjuhen angleze.

Me poshte po ju sjellim disa nga keshillat qe do t’ju ndihmojne te arrini permiresimin e te folurit ne gjuhen angleze:

  • Praktimi me nje mesues/se apo shoket tuaj. Normalisht e ku ka me mire kur merrni bisedime, keshilla apo udhezime nga nje profesionisht i fushes se gjuhes angleze?! Per kete do t’ju rekomandonim Kursin e Gjuhes Angleze – Te Folurin nje kurs i cili vemndjen edhe objektivin kryesor e ka permiresimin dhe rrjedhshmerine ne gjuhen angleze. Shoku ose shoqja juaj ose nje i aferm apo koleg do te jete gjithashtu nje ndihme e madhe nese do te jete bashkepunues qe per nje periudhe te caktuar kohore do te praktikonte gjuhen angleze me ju.

 

  • Mos u shqetesoni shume per gabimet qe mund te beni por mos i anashkaloni totalisht ato. Gjate mesimit te gjuhes angleze nuk duam qe ti kushtojme me shume rendesi saktesise gramatikore edhe te ndrydhemi ne veten tone duke pasur frike qe te mos anashkaljme ndonje rregull por ne te njenjten kohe nuk deshirojme qe te arrijme nje mbidoze te konfidences sone edhe te bejme gabime qe do te ndikojne ne kuptimin e qarte te nje mesazhi apo te sjellin veshtiresi ne nje komunikim. Prandaj gjate nje praktikimi te gjuhes angleze vendosem edhe keshillen e pare qe ju duhet te keni nje feedback mbi ecurine apo gabimet qe duhet te permiresoni ne kete menyre jo vetem avanconi ne rrjedhshmeri por edhe ne saktesi.

 

  • Ekspozojeni veten tuaj ndaj burime ne gjuhen angleze si: kenget, filmat, Podcast etc. Keto burime do te jene jashtezakonisht te vlefshme qe ju te rrisni rrjedhshmerine, fjalorin por jane edhe teme shume te mira qe ju mund ti ndani me mesuesin/sen tuaj, me shoqen apo shokun apo te afermin tuaj qe keni zgjedhur qe te praktikoni gjuhen angleze.

Per cdo keshille te mesiperme ju duhet te zgjidhni temat qe ju ndjeheni mire per te folur, keni nje pasion apo eshte qellimi juaj qe ju nxit edhe shtyn drejt mesimit te te folurit ne anglisht. Te pakten ne nivelet e ulta, eshte e rendesishme te qendroni ne tema qe ju terheqin edhe kane nje fjalor ju shume te ndrelikuar. Pervec veshtirsise apo ndjenjes se madhe qe ju step pas nuk keni pse i shtoni vetes suaj edhe tema qe ju bejne edhe me pak te deshiruar mesimin dhe komunikimin ne gjuhen angleze. Pasi ju te keni arritur nje nivel te caktuar gjuhesor atehere ju mund te kaloni edhe ne tema me te veshtira, qofte edhe ato qe nuk jane shume te paraplqyera nga ju, pasi ju do te keni mesuar teknikat e duhura qe te perdorni ne menyre qe te dilni nga cdo situate apo teme.

Per cdo keshille duhet pasur parasysh qe nuk duhet te anashkalojme asnjehere apo ta mbingarkojme veten pasi deshira jone do te zbehet shume shpejt edhe do te heqim dore. Duhet te kemi nje rregull kosisten, psh cdo dite degjim nga 3o min, dhe jo te nisim diten e pare duke degjuar per 2 ore edhe ne javen e dyte kemi hequr dore. Si cdo progres do te marre kohen edhe praktimin e nevojshem per te arritur rezultatet e duhura me nje pune qe eshte kosistente duke permbushur objektiva ditor apo qofte edhe javor.