Mesimi Online – Privatesia dhe Mbikqyrja!
I gjendur perballe nje pandemi vendi jone, si edhe gjithe pjesa tjeter e rruzullit tokesor, u deshe te behej nje kalim drastik, i menjehershem nga klasa ne ate online. Eshte per tu falenderuar, sikurse e kemi bere edhe do te vazhdojme, puna e cdo mesuese per nje kalim te menjehershem dhe kaq te shpejte.
Gjate ketij kalimi, por jo vetem, duhet bere shume kujdes ne:
Privatesia e nxenesve. Perdorimi i teknologjise sidomos per moshat nen 13-te vjec, shume nga rrjetet sociale nuk lejojne krijimin e nje llogarie per ti perdour qofte edhe per qellime studimi. Per cdo grupmoshe te kesaj moshe, perdorimi i llogarive duhet te jete i monitoruar gjithmone nga prinderit dhe kurrsesi nga vete femijet. Gjithashtu, marketing ka bere qe te filloje nje “gare” ne publikimin pa asnje kriter te cdo femije ne rrjetet sociale si arritje [ duke filluar nga parashkollori deri tek te rriturit]. Publikimi, rregjistrimi apo forma te tjera qe behen pa miratimin nga personi madhor pergjegjes eshte ne kundershtim te plote me ligjin per mbrojtjen e te dheneva. Arritjen dhe suksesin tuaj nuk do ta tregoje nje foto e publikuar por rezultati ne fund te mesimit, njohurite qe ju keni percuar dhe sa nga keto njohur jane marre ne menyre efikase nga nxenesit.
Mbikqyrja! Ndodhur ne kushtet aktuale, por edhe ne kushte normale, eshte koha me e pershtatshme qe te monitoroni femijet tuaj nderkohe qe jane duke zhvilluar mesimin online. Duke bere nje mbikqyrje te femijes suaj ju do te mund te:
- Jeni mbeshtetes nderkohe qe ai / ajo zhvillon procesin mesimor apo post-mesimor.
- Kontrolloni sjelljen e femijes suaj ne mesim [ pjesmarrje / aktivizim/ sjellje etj ]
- Kontrolloni gjithashtu informacionin apo mesimin qe femija juaj eshte duke marre
Kujdes! Ju nuk duhet kurrsesi ta kaloni femijen tuaj nen hije. Duhet pasur nje kujdes ne raportin kontroll dhe liri ne te kundert do te perfundoni duke mesuar ju, dhe femija juaj nuk do te mundet te marre pergjegjesite qe i takon.
Perdorimi i teknologjise ju mundeson qe ju te njiheni me rezultatin e testimeve qe femija juaj ka arritur apo progersin ne mesimi ne menyre automatike [ nje shembull i mire eshte Google Classroom qe ka nje hapsire te dedikuar per priderit ]
Mendojme qe dy pikat e mesiperme duhet te merren ne konsiderat si nga prinderit, mesuesit dhe nxenesit por edhe nga faktoret politikberes te kurrikulave mesimore ne menyre qe te arrije rezultate edhe me te mire, edhe me te sigurta dhe me perfitues ne arsimin online qe po zhvillohet ne ditet e sotme por edhe per ne vazhdimesi.
Bullizmi i internetit eshte po aq i demshem, ne mos edhe me i demshem se ai verbal. Per me shume informacion mund te gjeni dhe duke klikuar ketu, nese ju duhet ndihme per ne gjuhen shqipe ju lutem na kontaktoni dhe do ju asistojme falas.