Rrugetimi historik i MyLAnguageCenter.Al

Zanafilla e Qendres se Kurseve te Gjuhes Angleze ” My Language Center” nisi qe pas vitit 2010 pas diplomimit nga Universiteti i Gjuheve te Huaja i Tiranes, nje grup te rinjsh diskutonin per planifikonin per krijimin e nje qendre kursi gjuhesh te huaja, ku cilesia edhe metodat bashkohore te ishin kryefjala.

Hapja e deres per here te pare e Qendres se Kurseve My Language Center, Prill 2014

Pas perfundimit te nje specizimi te metejshem ne mesidhenie ne Texas, USA edhe pas plot 4 vitesh pritje, me ne fund ne vitin 2014 arritem te benim edhe hapjen e qendres se kurseve My Language Center.

Ne 2015, krahas kurseve qe ofronim ne qender sollem per here te pare edhe Kurset Online. Natyrisht, ne ate kohe ishte shume e veshtire te bindje tjetrin per nje sherbim online, pasi ishin shume skeptike ne ate qe ofronin. Ne ate kohe, mesimet i ofronim me ate te Skype, edhe platformat qe jane sot si zoom apo microsfot teams nuk egzistonin ose nuk ishin te njohura.  Nga gjigandi i Microsfot ishin hapat e para ne futjen edhe krijimin e mesimdhenies dhe perdorimin e teknologjise si nje mjet ndihmues ne mesim. Krahas futjes se mesimit te gjuhes angleze online arritem te benin edhe te krijonim bashkepunim me shkolla anglisht folese si pjese e projektit te Microsfot Certified Educators ku ishim bere pjese edhe skuadra jone. Ishte dicka emocionuese sesi nje qender e vogel por me shpirt te madh te ishte pjese e  ketij rrjeti global.

Por nuk u ndalem ketu miq, arritem qe ne 2017 te krijonim programin e pare “On Air” nje podcast qe stimulonte edhe nxiste nxenesit tane qe te praktikonin gjuhen angleze, te dilnim nga konturet e ngurta dhe te beheshim pjese e dickaje qe na perfshinte, na pelqente edhe motivonte dhe njekohesisht mesonim gjuhen angleze nepermjet ketyre “lojrave”. Njekohesisht, krahas ketij projekti po vazhdonim edhe me botimin e newslater te pare [ fletushka te vogla] me punimet e nxenesve tane duke krijuar edhe “gazeten tone”.  Nuk kishin si te mungonin edhe Field Study Trip, ku mesimi i gjuhes angleze ishte me kendshem ne natyre apo projekti Movie Time, ku diskutonim gjithmone beheshin ne gjuhen angleze.  [ Shenim: projektet movie time, field study trip, newsleters jane organizuar te gjitha jasht oreve mesimore per te angazhuar dhe nxitur motivimin me tej ]

Ne 2018, kaluam ne nje transformim per te ardhur ketu ku jemi sot. Me shume sesa te kishim nje larmishmeri gjerave qe ne ofronim, perqendruam vemendjen edhe forcat tona VETEM ne mesidhenien e gjuhes angleze dhe perkthim.

E gjithe kjo rruge nuk ka qene gjithmone vetem me histori suksesi, ka pasur edhe gjera qe shpeshhere na kane bere te mendojme reflektojme edhe permiresojme rrugetimin tone. Disa nga sfidat qe kemi hasur apo pengesat jane edhe ndryshimi i emrit te webfaqes sone nga .info ne www.mylanguagecenter.al [ fillimisht emri me prapashtesen .info ishte me i lire por me vone kuptuam qe duhet te ndryshojme kjo edhe si rrjedhoje e nje “gabimi” ne webfaqen qe solli nje dem te parikuperushem], transformimi ne 2018 me kalimin e sherbimeve online, po kjo ishte para pandemise edhe trendit hajde bejme dicka online 🙂 . Keto sfida apo pengesa na rezultuan pozitive ne plan kohor aftgjate, pasi webfaqen e ribeme me moderne duke shtuar sherbimet qe na kishin munguar si Online Booking apo Rezervimin Online te kursit qe ofrojme, kalimi online beri qe ne te ofrojme cmime me konkuruese si edhe te ofrojme fleksibilitiet me te madh duke kursyer kohen e rrugetimit.

 

Ne e dime qe ka akoma per te bere, ka akoma per te permiresuar, jemi duke punuar perseri me disa projekte edhe objektiva qe kemi vendosur sepse cdo gje ecen perpara edhe ne duam te jemi ne te njenjtin hap me ndryshimet. Duam ta perqafojme ndryshimin, te jemi pjese e tije, te jemi nje version gjithmone me i mire i vetvetes sone.  I gjithe ky rrugetim, nuk do te ishte i mundur pa mbeshtetjen tuaj, faleminderit!