Mesimi i gjuhes angleze per femijet!
Kur është mosha më e mirë për të mësuar gjuhën angleze?
Shpeshherë prindërit përballen me dilemin se kur është momenti më i mirë për fëmijët e tyre të fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj. Disa zgjedhin të mësojnë një gjuhë të dytë njëkohësisht me gjuhën amtare, ndërsa të tjerë presin që fëmijët të jenë më të mëdhenj.
Studimet tregojnë se fëmijët e vegjël nuk e mësojnë gjuhën e huaj, por e përthithin atë shumë më shpejt sesa të rriturit.
Kuptoni kufijtë e tyre
Mos u shqetësoni nëse fëmijët nuk mund të shkruajnë apo lexojnë ende. Ndonjëherë flasin shumë pak, por do të shihni përmirësime të shpejta që bëjnë ndryshimin. Fëmijët kanë kohë të mjaftueshme për t’u marrë me “gjërat e mërzitshme” kur të rriten.
Kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe ndihmoni ata. Fëmijët e vegjël janë shumë kuriozë dhe duan të eksplorojnë botën, gjë që është një avantazh i madh për t’i ndihmuar të mësojnë gjëra të reja. Për më tepër, memorja e tyre është shumë e mirë.
Mëso duke luajtur
Në këtë moshë, fëmijët mësojnë duke eksploruar botën përreth dhe duke imituar njerëzit. Të gjitha këto janë më të lehta përmes lojës. Uluni me fëmijët, zbuloni gjëra të reja, luani lojëra dhe mësoni këngë të reja. Argëtimi dhe qeshja e bëjnë mësimin shumë më efektiv.
Aktivitete me kohë të shkurtër
Fëmijët humbin shpejt vëmendjen. Ju po konkuroni me çdo gjë që mund të tërheqë vëmendjen e tyre. Për këtë arsye, ndryshoni aktivitetet shpesh për të siguruar që fëmija të mësojë diçka të re çdo herë.
Përdorni anën vizuale dhe lojërat
Figura nga gazetat, revistat, lodrat dhe objektet reale janë shumë të efektshme. Fëmijët nuk mund të lexojnë apo shkruajnë ende, por janë ekspertë në lojëra. Lojërat duhet të jenë të thjeshta dhe jo shumë konkurruese, duke mbajtur një atmosferë pozitive dhe argëtuese.
Përfundim
Këto janë disa këshilla për mesimin e gjuhës angleze për fëmijët, por ka shumë të tjera. Nëse dëshironi që fëmija juaj të fillojë të mësojë një gjuhë të huaj, mund të na kontaktoni për të ndjekur kursin tonë të posaçëm për fëmijët, i krijuar dhe i përshtatur për grupmoshat e vogla.