Description
Jeni duke menduar te jepni nje provim? Ju kerkohet te mbroni apo te arrini nje nivel te caktuar ne gjuhen e huaj? Gjendeni perpara pikepyetjeve qe nuk i dini?
Stafi i qendres “My Language Center” eshte i specializuar ne pergatitjen idividuale per testime. Eksperienca dhe pervoja duke nderthurur edhe metodat me te fundit bejne qe rruga juaj drejt suksesit te jete me e lehte.
Jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne arritjen e rezultateve te mira ne testim, si:
- Format i testimit
- Niveli qe deshironi te arrini
- Koha
- Etj
Stafi jone eshte i specializuar per te pershtatur aftesite dhe nevojat tuaja qe te arrini rezultatet e deshiruara. Aftesimi juaj ju hap rrugen drejt sukseset.
Eksperienca jone ka treguar se eshte shume here me mire dhe shume here me efikase [dhe ekonomikisht me e vlefshme] pergatitja juaj personale perpara se te ndermerrni nje hap per te dhene nje testim. Pse? Shkurtimisht po ndajme disa arsye.
Duke filluar me arsyen ekonomike. Matematikisht nese ju do te jepni x-testim, dhe nese ju nuk keni aftesite e duhura per te kaluar apo per te arritur piket qe ju nevojiten atehere juve do t’ju duhet te rijepni kete testim. Pra, matematikisht x- shuma e lekeve qe do te paguani do te dyfishohet.
Koha. Eshte nje arsye edhe me e vlefshme se e para. Supozojme se ju do te jepni nje provim si: matura shteterore, TOELF, IELTS, CAT, MET etj. Nese ju nuk arrini te kaloni provimin, duhet te prisni nje periudhe kohe (duke filluar nga nje muaj – nje vit) per ta ridhene kete testim, ne menyre qe te vashdoni me planet tuaja. Pra, mospasja e aftesive te duhura per provimin mund te behet pengese per rrugen tuaj drejt te ardhmes.
Gjendja shpirterore dhe besimin. Mosarritja e nje rezultati te duhur edhe te kenaqshem do tju beje te ndiheni keq shpirterisht, emocionalisht dhe te humbni besimin ne vetvete. Shpeshhere, dhe jo per fajin tuaj, kjo gje do tju coje ne humbjen e besimit ne vetvete dhe gjasat jane qe te behet pengese edhe per te ardhmen, edhe nese vendosni te zgjidhni te rijepni te njenjtin testim per here te dyte. Eshte e provuar se nese para nje provimi futesh me idene e deshtimit, me idene qe nuk do arrish te kalosh me sukses gjasat jane qe nuk do te arrish. Kujdes, nuk duhet te ngaterrojme besimin ne vetvete me enderrimet apo deshirat. Besimi ne vetve bazohet ne fakte edhe ne aftesite qe nje person ka.
Jane te shumta arsyet e tjera dhe argumentat perse juve ju duhet te pergatiteni perpara se te jepni nje provim, perpara se te ndermerrni nje hap te rendesishem per jeten tuaj. Ne shpjeguam dhe argumentuam vetem tre nga arsyet me te thjeshta.
Cdo idivid ka personalitetin e tije te ndryshem nga te tjeret, sikurse ka edhe nevoja edhe qellime te ndryshme nga personat e tjere. Prandaj ne mendojme qe pergatitja individuale eshte me e mire edhe me efikase per ju. Duke pershtatur metodat tona me aftesite tuaja me te mire per te mesuar me shpejt dhe me mire. Ritheksojme se nje pergatitje individuale eshte shume here me e shpejte sesa te punosh ne nje grup, dhe eshte me efikase sepse vemendja dhe metodologjia pershtatet per qellimet tuaja. Gjithashtu, ne hartojme nje program qe te permbushe dhe te rrise aftesite tuaja dhe ta beje me te thjeshte rrugen tuaj drejt suksesit.
Reviews
There are no reviews yet.