Mesimi i gjuhes angleze per femijet!

Shpeshhere prinderit vihen perpara dilemes mbi kohen me te pershtatshme qe femija i tyre te filloje te mesoje nje gjuhe te  huaj. Disa fillojne te mesojne nje gjuhe te dyte njekohesisht me gjuhen amtare, ndersa disa prinder shqetesohen dhe e fillojne mesimin e gjuhes angleze kur femijet e tyre jane ne nje moshe me madhore.

Studimet tregojne qe femijet e vegjel nuk e mesojne gjuhen e huaj por ata e “perthithin” me nje shpejtesi shume here me te madhe sesa te rriturit.

Me poshte po sjellim disa keshilla qe duhet te keni parasysh mbi te mesuarit e gjuhes angleze per femijet:

  • Duhet te kuptoni limitet e tyre!

Mos u shkurajoni qe ata nuk mund te shkruajne apo lexojne, ndonjehere ate mezi arrijne te flasin, por ju do te shihni permiresime te shpejta gje qe bejne diferencen. Femijet do te keni kohe plot kur te rriten te merren me “gjerat e merzitshme”.  Kuptoni se cfare jane ne gjendje te bejne edhe cfare jo dhe perpiquni ti ndihmoni. Kini parasysh qe femijet e vegjel jane shume kurioz, ata duan te eksplorojne boten edhe njohin gjerat e reja. Kjo eshte nje avantazhin tuaj per ti ndihmuar femijet te mesojne dicka te re. Gjithashtu, mbani parasysh qe femijet e vegjel kane nje memoria shume te mire.

  • Luani, luani dhe luani!

Ne kete moshe femijet mesojne duke eksploruar boten perreth dhe duke imituar njerezit, dhe e gjitha kjo eshte e mundur lehtesisht duke luajtur.  Uluni me femijet,  dhe ekploroni gjera te reja, luani lojra dhe mesoni  kenge te reja duke u argetuar edhe qeshur ( per te krijuar nje atmosfere sa me te kendshme per femijen qe eshte duke mesuar).

  • Aktivitete me kohe te shkurter! 

Femijet e humbin vemendjen shume shpejt. Mbani parasysh se ju jeni duke konkuruar me cdo gje tjeter qe mund te terheqe vemendjen femijes ne kete moshe. Per kete arsye ju duhet te ndryshoni aktivitetet shpehere ne menyre qe femija te mesoje dicka te re cdo here dhe te keni vemendjen e tije/saje.

  • Perdorni shume ane vizuale dhe lojrat!

Perdorni figura nga gazetat, revistat, lodra dhe shume objekte reale.  Femijet qe nuk munden te shkruajne apo te lexojne ( duke qene se jane shume te vegjel ) por ata jane eksperte ne lojra. Lojrat duhet te jene te thjeshta dhe jo shume konkuruese.

Keto jane disa keshilla qe ju sjllim mbi mesimin e gjuhes angleze per femijet, normalisht ka edhe shume te tjera. Ju rikujtojme qe nese jeni duke menduar qe femija juaj te mesoje nje gjuhe te huaj, mund te na kontaktoni ne cdo kohe per te ndjekur Kursin per Femijet, i ideuar edhe pershtatur posacerisht per grupmoshat e vogla.