Rreth Nesh

My Language Center-Qender Kursesh

My Language Center – Your Choice. Jo pa qellim kemi bere edhe nje zgjedhje te emrit te tille. My Language Center qe nga gjuha angleze do te thote: Qendra Ime e Kursit eshte nje qender kursi ku qellimi edhe objektivi kryesore eshte nxenesi dhe arritjet gjuhesore te tije. My Language Center eshte nje qender per cilindo qe deshiroje te mesoje gjuhen e huaj qofte kjo per qellime akademike, per pune apo qellime specifike. Stafi i qendres sone eshte trajnuar brenda edhe jashte vendit (e vertetuar edhe certifikuar) dhe bashke me nje eksperience ne mesimdhenie, sjell per ju metodat me bashkohore dhe efikase ne procesin e te mesuarit.

My Language Center eshte krijuar ne Maj 2014, dhe me pas ne Janar 2015 solli edhe mesimdhenien online. Mesimdhenia online qe ne sollem, ndryshe nga shume programe apo platforma qe nuk te ofrojne kurse te personalizuar, ne sollem nje koncept edhe nje metode ndryshe.  Ne jemi ne cdo shtepi, ne cdo ambjet duke ofruar te njenjtin sherbim qe do te merrnit prane qendres sone, vetem se mesimi zhvillohet online, drejtperdrejt nga kompjuteri (telefoni apo tableti) juaj.

Disa nga avantazhet e mesimit online prane nesh:

  • Efikas (Ofrojme mesues/trajnues personal)
  • I shpejte (Mjafton nje lidhje interneti)
  • Konkurues ne cmim
  • Bashkohor

Ju mund te zgjidhni gjithmone ate qe eshte me e mire per Ju, te studioni prane qendres sone ose te zgjidhni sherbimin tone online.

 

 

Pergatitje per Provimet te ofruara nga My Language Center

Jeni duke menduar te jepni nje provim? Ju kerkohet te mbroni apo te arrini nje nivel te caktuar ne gjuhen e huaj? Gjendeni perpara pikepyetjeve qe nuk i dini?

Stafi i qendres “My Language Center” eshte i specializuar ne pergatitjen idividuale per testime. Eksperienca dhe pervoja duke nderthurur edhe metodat me te fundit bejne qe rruga juaj drejt suksesit te jete me e lehte.

Jane nje sere faktoresh qe ndikojne ne arritjen e rezultateve te mira ne testim, si:

  • Format i testimit
  • Niveli qe deshironi te arrini
  • Koha
  • Etj

Stafi jone eshte i specializuar per te pershtatur aftesite dhe nevojat tuaja qe te arrini rezultatet e deshiruara. Aftesimi juaj ju hap rrugen drejt sukseset.

Eksperienca jone ka treguar se eshte shume here me mire dhe shume here me efikase [dhe ekonomikisht me e vlefshme] pergatitja juaj personale perpara se te ndermerrni nje hap per te dhene nje testim. Pse? Shkurtimisht po ndajme disa arsye.

Duke filluar me arsyen ekonomike. Matematikisht nese ju do te jepni x-testim, dhe nese ju nuk keni aftesite e duhura per te kaluar apo per te arritur piket qe ju nevojiten atehere juve do t’ju duhet te rijepni kete testim. Pra, matematikisht x- shuma e lekeve qe do te paguani do te dyfishohet.

Koha. Eshte nje arsye edhe me e vlefshme se e para. Supozojme se ju do te jepni nje provim si: matura shteterore, TOELF, IELTS, CAT, MET etj. Nese ju nuk arrini te kaloni provimin, duhet te prisni nje periudhe kohe (duke filluar nga nje muaj – nje vit) per ta ridhene kete testim, ne menyre qe te vashdoni me planet tuaja. Pra, mospasja e aftesive te duhura per provimin mund te behet pengese per rrugen tuaj drejt te ardhmes.

Gjendja shpirterore dhe besimin. Mosarritja e nje rezultati te duhur edhe te kenaqshem do tju beje te ndiheni keq shpirterisht, emocionalisht dhe te humbni besimin ne vetvete. Shpeshhere, dhe jo per fajin tuaj, kjo gje do tju coje ne humbjen e besimit ne vetvete dhe gjasat jane qe te behet pengese edhe per te ardhmen, edhe nese vendosni te zgjidhni te rijepni te njenjtin testim per here te dyte. Eshte e provuar se nese para nje provimi futesh me idene e deshtimit, me idene qe nuk do arrish te kalosh me sukses gjasat jane qe nuk do te arrish. Kujdes, nuk duhet te ngaterrojme besimin ne vetvete me enderrimet apo deshirat. Besimi ne vetve bazohet ne fakte edhe ne aftesite qe nje person ka.

Jane te shumta arsyet e tjera dhe argumentat perse juve ju duhet te pergatiteni perpara se te jepni nje provim, perpara se te ndermerrni nje hap te rendesishem per jeten tuaj. Ne shpjeguam dhe argumentuam vetem tre nga arsyet me te thjeshta.

Cdo idivid ka personalitetin e tije te ndryshem nga te tjeret, sikurse ka edhe nevoja edhe qellime te ndryshme nga personat e tjere. Prandaj ne mendojme qe pergatitja individuale eshte me e mire edhe me efikase per ju. Duke pershtatur metodat tona me aftesite tuaja me te mire per te mesuar me shpejt dhe me mire. Ritheksojme se nje pergatitje individuale eshte shume here me e shpejte sesa te punosh ne nje grup, dhe eshte me efikase sepse vemendja dhe metodologjia pershtatet per qellimet tuaja. Gjithashtu, ne hartojme nje program qe te permbushe dhe te rrise aftesite tuaja dhe ta beje me te thjeshte rrugen tuaj drejt suksesit.

TOEFL (Test of English as a Foreign Language)  dhe IELTS jane provime ndërkombëtare për të matur aftësitë ne gjuhen Angleze. Jane kusht per aplikuar per ne shkollat e mesme apo Universitetet ne USA, Canada etj.

TOEFL / IELTS Exams

TOEFL / IELTS Exams

Keto provime ju testojne ne kater aftesite  tuaja gjuhesore si ( Writing, Reading, Speaking dhe Listening).

Trajnuesi juaj me eksperience te gjate do tju pergatisin dhe udhezojne per keto testime kaq te rendesishme. Ju do te familjarizoheni me teste praktike dhe do te familjarizoheni me situatat reale ne keto testime.

Provimet e matures shteterore jane te detyrueshme, aq me teper qe gjuhes angleze po i kushtohet gjithmone e me shume rendesi. Si nje provim i detyruar stafi jone eshte i specializuar ne pergatitjen per provimet. Nuk keni pse te shqetesoheni edhe nuk ka pse provimet te kthehen ne nje mankth per ju. Merrni sot keshillat edhe trajnimin e nevojshme edhe hiqeni stresin e nje provimit.

Nxenesit testohen me shkrim per te matur aftesite e tyre ne gjuhen angleze .

Matura Shteterore

Matura Shteterore

Pergatitje per provimet e MET ( michigan english test )

METTestime qe percaktojne nivelin tuaj gjuhesor te aglishtes nga fillestar A2 ne te avancuar C1. Njihen edhe per provimet e Masterit apo te PhD ne shqiperi.

  • Si te zhvilloni nje ore mesimore interaktive

    Si te zhvilloni nje ore mesimore interaktive

      Me poshte po ju sjellim hap pas hapi, eksperience tone por edhe menyren sesi te krijoni nje ore mesimore interaktive, nje ore mesimore ndryshe nga ato oret tradicionale. Qellimi i mesimit eshte: pervetesimi i aftesive te degjimit diskutimi / te folurit rritja e krijimtarise puna individuale mendimi kritik   Hapi i pare. Shkruani ne(…)

  • Once, it was a dream…

    Once, it was a dream…

    Me poshte po ju prezantojme me nje nga detyrat qe ka pergatitur Siardi. Siardi, ka me shume se dy vjet qe ndjek kursin online te Gjuhes Angleze, dhe me vone ju bashkua edhe vellai i vogel, Deni. Mesimi online nuk e ka penguar Siardin per te shprehur sa me mire fantazine, krijimtarine dhe avancimin ne(…)

  • A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

    A ËSHTË MËSIMI I GJUHËS ANGLEZE ONLINE ME ANË TË SKYPE NJË MËNYRE E MIRË PËR TË MËSUAR GJUHËN E HUAJ?

    Anglishtja Online ose Gjuha Angleze nëpërmjet Skype në ditët tona është më se e zakonshme ose e përhapur por si të kuptoni që këto mësime janë të duhurat për ju?   Së pari, është e rëndësishme të shikoni arsyet për të mësuar një gjuhë të huaj. A ju duhet Gjuha Angleze për shkollë, punë apo(…)

  • Mesim dhe Krijimtari

    Mesimi nuk duhet te kushtezohet vetem mbrenda atyre kontureve te ngurta te librave, por duhet te shtrihet me tej. Krijimtaria nuk duhet te ndrydhet dhe te pengohet por gjithmone te inkurajohet ne nje nga format e saje. Krijimtarine dhe mesimin jane si dy paralele qe ecin pergjate njera tjetres, sepse mesimi i nje gjuhet te(…)

  • My Language Center – Çertifikuar nga Microsoft

      My Language Center – Qender Kursesh qe prej 12 Nentorit 2016, eshte certifikuar nga “Microsoft Education” me titullin “Certified Microsoft Innovative Educator“. Ashtu sikurse ne kerkojme nga nxenesit dhe studentet tane qe te japin me te miren, qe te jene me te miret ashtu duhet te kerkojme edhe ne nga vetvetja se pari. Zhvillimet(…)

  • Projekti “Movie Time”

    Projekti “Movie Time”, ideuar dhe krijuar nga Teacher Merita eshte bere pjese e projekteve te shumta qe zhvillojme prane qendres “My Language Center”. Projekti zhvillohet cdo muaj dhe gjithkush qe eshte pjese e Qendres se Kursit “My Language Center ” apo dhe ndonje mik eshte i lire ta ndjeke. Nxenesit nepermjekt ketij projekti arrijne te(…)

  • My Language Center TV Show Program Translation Project

    My Language Center – Qender Kursesh Realizon Programin TV Show me temen “Translation Project”. E ku ka me mire sesa te nderthurim argetimin, gezimin bashke me prakitikimin dhe mesimin e Gjuhe Angleze. Ne kishim te “ftuar nga Shtetet e Bashkuara” “Teacher Dorin” dhe Klodi ” Perkthyesja” jone beri te mundur qe Teacher Dori te prezantonte(…)

  • Mesimi me English Zone ne Qendren e Kursit – My Language Center

    English Zone eshte nje liber prej 6 seri, qe perfshin kater aftesi ( shkrim, lexim, degjim dhe te foluren). Nderkohe qe avancojne ne Gjuhen Angleze, nxenesit perfshihen ne aktivitete stimulative qe lidhen me kurrikulen e shkolles si shkenca shoqerore, shendeti, art etj. Nxenesit gjithashtu perfshihen ne nje set karakteresh qe prezantojne gjuhen e huaj ne(…)

  • Praktikimi i Gjuhes Angleze

    My Language Center On Air ka si qellim kryersor te: 01. Te nxisim dhe inkurajojme nxenesit tane 02. Te praktikojme dhe te performojme mesimet e marra (nderthurja teori me praktike ) 03. Te punojme se bashku si nje skuader duke ndare rolet , detyra dhe pergjegjesite Ju sjellim nje dialog ndermjet dy nxenesve tane Danjelit &(…)

  • Krijimtaria Jone Nr 02

    Duke pare nevojen qe te rrisim aftesine e te shkruarit ne Gjuhen Angleze, te bejme dicka qe te na pelqeje por ne te njejten kohe te mos harrojme qellimin kryesor ate te mesimit te gjuhes angleze, krijuam dhe sollem projektin: “Krijimtaria Jone”. Cfare eshte “Krijimtaria Jone”? Jane nje sere punimesh te krijuara nga nxenesit e(…)

2 Comments

  1. Alma
    May 21, 2015 @ 17:48:22

    Jam nje prind nga Shkodra.Kam nje djale 11 vjeç dhe jam e interesuar ta regjistroj ne kursin e anglishtes per fillestare.Ai ka studiuar ne shkolle qe nga klasa e trete por une dua te filloje nje kurs nga fillimi per t”i bere nje sistemim te njohurive nga e para.Me intereson kursi 3 here ne jave .Ju lutem me informoni sa zgjat nje kurs,sa eshte pagesa dhe si do te procedoj per gjetjen e librave e materialeve ndihmese?Jam ne pritje te pergjigjes tuaj.Me respekt Alma Drishti

    Reply

    • MyLanguageCenter
      May 29, 2015 @ 18:45:57

      Ju faleminderit per interesimin Znj. Alma.
      Pergjigjen do ta merrni me e-mail.

      Reply

Leave a Reply